×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj – Kurtit: Shumë rajone të Dukagjinit pa rrymë, s’ke justifikim për këtë diskriminim

    Insajderi
    26 November 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se shumë rajone të Dukagjinit janë në terr në mungesë të energjisë elektrike.

    Për këtë ai ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Përmes një postimi në Facebook, të dielën, Haradinaj i ka thënë Kurtit se nuk ka asnjë justifikim ta lejojë këtë diskriminim.

    Më tutje, ai ka thënë se këto janë pasojat e anulimit të Termocentralit të ri.

    ”Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend”.

    “Kryeministër, merr masa sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit(Serbisë)!?””, ka shkruar Haradinaj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark