×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është zhvillimi ekonomik

Insajderi
05 February 2021 - 15:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për President të Kosovës nga radhët AAK-së, Ramush Haradinaj, para strukturave në Kamenicë ka thënë se Aleanca në Qeverinë e ardhshme do të jetë e përqendruar në zhvillimin ekonomik të vendit.

‘Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit’, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se me të në krye të shtetit, dinjiteti dhe integriteti i vendit do mbetet i pacenueshëm.

‘Me mua si President i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i Atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm’, ka thënë Haradinaj para strukturave në Kamenicë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark