×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Me i ardhë puna Thaçit e shkatërron Murat Mehën si Azem Sylën

    Insajderi
    12 May 2016 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përgjegjësi për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës.

    Madje sipas tij, rrënjët e Thaçit janë aq shumë të shtrira në pushtet saqë ai vendos për fatin e shumë personaliteteve politike.

    “Me i ardhë puna Hashim Thaçit e shkatërron edhe Murat Mehën, siç veproi me Azem Sylën”, ka thënë ai, për emisionin “Click” në RTV21.

    Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka bërë  këto deklarata teksa ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se kjo marrëveshje është në dëm të shtetit.

    Ndërsa, këtë faj ai ia ka atribuar Hashim Thaçit dhe Murat Mehës, ku këtë të fundit e ka cilësuar sit ë paprekshëm. “Murat Meha është i paprekshëm, e Azem Syla s’koka i prekshëm”, ka thënë ai./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark