Ramush Haradinaj, po merr mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat ai hyn në garë për t’u bërë president i vendit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qëndruar në shtëpinë e Bajraktarit të Gashit, në një pritje të ngrohtë.
“Asgjë nuk më nderon më shumë sesa kur një burrë si Bajraktari i Gashit, më fton në shtëpinë e tij dhe më ofron mikpritje të ngrohtë. Raste si ky më kujtojnë atë për të cilën kemi luftuar dhe atë për të cilën akoma po luftojmë. Një Kosovë krenare, e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
“ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET, është zotimi im dhe frymëzimi për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve”, shtoi ai. /Insajderi.org