×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj beson se protesta pa Vetëvendosjen do të jetë më masivja

    Insajderi
    12 May 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta e së shtunës do të jetë edhe më e madhe sesa protesta e 9 janarit dhe se ajo e 17 shkurtit. Presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë, siç tha Haradinaj në intervistën dhënë “Zërit”, do të rritet dhe më shumë, ndërsa zgjedhjet, sipas tij, do të mbahen në vjeshtë

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është optimist se protesta e të shtunës (14 maji) e organizuar nga partia e tij dhe nga “Nisma për Kosovën” do të jetë edhe më e madhja e organizuar ndonjëherë nga opozita.

    Në intervistën dhënë “Zërit” ai e konsideron të dhimbshëm faktin që nuk ka vazhduar presioni i filluar me protesta të organizuara nga blloku opozitar, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, por lufta po vazhdon e ndarë. Mirëpo, Haradinaj shprehet i bindur se presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë “Mustafa” do të rritet dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. (Zëri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark