Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pas tubimit të madh të Aleancës në Gjakovë, tha se Ramush Haradinaj është burrshtetasi i vetëm në skenën aktuale politike që i del përballë Serbisë.S
“Derisa në derë e kemi fqinjin e keq, në ballë të ushtrisë duhet me patjetër ta kemi komandantin e politikanin e dëshmuar, i cili na garanton sigurinë dhe anëtarësimin në NATO”, u shpreh ajo.
“Gjakova që dje i dha Kosovës zhvillim, dije, patriotë e atdhedashuri pa fund, sot e vulosi emrin e presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”.
“Në Gjakovë krejt bashkë për Aleancën dhe Ramushin president”.