×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut, vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri

    Insajderi
    02 July 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa siç u shpreh ai, si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

    Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, tutje tha se Deklarata e 2 korrikut, ishte një gur në themelet e lirisë.

    “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”.

    “Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur. Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në shkrimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark