×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë̈ në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona

    Insajderi
    04 February 2021 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, pretendon postin e presidentit të Kosovës, ka shkruar për aktivitetet e tij, që nga hapja e fushatës zgjedhore.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramush Haradinaj, thotë se e filloi fushatën  dje në Prizren, vazhdoi sot në Prekaz, e ditën e mbylli në Boletin të Mitrovicës, te varri i Heroit Isa Boletini.

    “Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona”, ka shkruar tutje Haradinaj.

    I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar edhe sot gjatë ditës qytetarët e Kosovës që të votojnë Aleancën më 14 shkurt sepse siç ka potencuar ai, kjo partia ka garanc punët që ka kryer në mandatet e shkuara.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka numrin 135, në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt.

    Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e të gjitha partive pas zgjedhjeve, dhe se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjërit subjekt politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark