×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Do ta ulim papunësinë dhe do ta rrisim pagën minimale

Insajderi
07 February 2021 - 19:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bartësi i listës zgjedhore të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se njëri nga problemet më të mëdha në Kosovë mbetet papunësia.

Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarët në Malishevë këtë të diel ka deklaruar se AAK-ja do të punojë shumë në hapjen e vendeve të punës për qytetarët e vendit.

“Problemi më i madh është papunësia, shumë të rinj janë të papunë. Gjithashtu, edhe ekonominë e kemi në rënie. Jam duke u kujdesur për të gjetur një zgjidhje për të dhënë një ‘infuzion’ financiar për Kosovën”.

“Menjëherë do të fillojmë të punojmë për të rritur ekonominë, e cila do të ndihmojë në hapjen ose rihapjen e vendeve të punës. Po ashtu do të rrisim edhe pagat, do të hyjë në fuqi Ligji për Pagat, në kuadër të cilit kemi menduar t’i rrisim pagat për pesë përqind për secilin sektor”.

“Pagën minimale do ta rrisim në 300 euro. Do ta rrisim edhe pensionin e veteranëve nga 170 euro në 300 euro”.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka akoma punë për të bërë sa i përket proceseve ndërkombëtare.

“Punët akoma nuk i kemi kryer, kjo është sa i përket statusit tonë ndërkombëtar. Ne duhet të bëhemi anëtarë në OKB, NATO dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark