×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quan të padrejtë vazhdimin e mandatit të Speciales

    Insajderi
    27 November 2020 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gjykimin e krerëve të UÇK-së e quan të padrejtë, pasi konsideron se Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla, duke e ditur se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse dhe të pastër.

    Haradinaj ka thënë se udhëheqësit e saj janë të pafajshëm dhe këtë e dëshmojnë edhe masakrat nga forcat serbe të cilat kanë ndodhur në komunën e Rahovecit dhe disa komuna tjera.

    Ndërsa ka uruar bashkëluftëtarët e tij për festën flamurit, daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenë, si dhe pavarësinë e Shqipërisë.

    “Duke pasur parasysh se e vërteta e luftës sonë ka qenë një luftë mbrojtëse çlirimtare, që është një luftë e drejtë e pastër dhe që ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e saj janë njerëz të pafajshëm dhe kjo më se miri vërtetohet këtu në Rahovec, pra jemi në vendin e shumë masakrave që i dimë, dy Krushat, Seli, Pastasell, Rahoveci vet, gjithë kjo zonë është martire”.

    “Kemi parasysh edhe fatin e të zhdukurve, si rasti i profesorit të nderuar veprimtarit Ukshin Hoti. Vërtet është e padrejtë dhe iu uroj gjithë luftëtarëve, gjithë bashkëluftëtarëve festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, por edhe festën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërsa thotë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar për këtë rast në mbështetje, por dhe në zbatim të ligjit për mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark