Fushata e filluar nga partitë politike po përcillet edhe me momente qesharake, kështu për këto të fundit po përkujdeset edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se ai gjithmonë i ka shërbyer Kosovës tash e 21 vitet e fundit.
Ai ka shkruar se Kosovës i duhet tani një President i fortë, ku sipas tij ai i plotëson këto kritere.
Tutje, Haradinaj thotë se Kosova e ka betejën e fundit të pazhvilluar, ajo është për njohjen e plotë të shtetit, anëtarësimit në NATO, OKB dhe BE.
Ndryshe, Haradinaj tha se sa ishte kryeministër i ka shërbyer më së miri Kosovës.
Kujtojmë se sa ishte Haradinaj kryeministër i vendit kishte pasu disa afera dhe skandale që e kanë përcjellur atë sa ishte në krye të Qeverisë.