Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në mëngjes kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbrëmë erdhi në Kosovë për të shikuar një ndeshje basketbolli.
“Sot ditën e fillova me kafen e mëngjesit së bashku me mikun tim, kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë kënaqësi ta takoj dhe të bashkëbisedojmë për temat me interes nacional dhe zhvillimor për Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi nga takimi.
Ai po ashtu ka treguar se Ramës i ka dhuruar një libër. “Shfrytëzova rastin njëkohësisht t’i dhurojë edhe librin e shkruar nga avokati irlandez, Michael O’Reilly – ”The Kosovo Indictment”./Insajderi.com