“Kryeministër sot krejt Deçanin e ke pasur në Prishtinë, çka kërkove që shkova pikërisht sot në vizitë në Deçan? Kryeministër, nëse jeni frikësuar nga protesta masive, keni mundur bile të shkoni në Qyshk, Zahaq e Pavlan, atje ka qenë përvjetori i disa prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka shkruar se Mustafa duhet të analizojë kërkesat e popullit të Kosovës që janë shfaqur sot në Prishtinë, duke thënë po ashtu se “filozofia komuniste ka përfunduar”.
“Ju do të duhej të analizoni përgjigjen, por dhe kërkesat që sot i dha populli në Prishtinë, sepse ai është sovrani dhe jo filozofia prej komunisti. Ajo kohë ka përfunduar o Isa Mustafa”.
“Të rënët, që ju s’keni kohë t’i kujtoni, bashkë më të tjerët, bënë që të bashkohen brigjet e Bistricës Pejës, e jo të mbeten të ndara si ato të Ibrit në Mitrovicë. Kryeministër, populli sot ishte i bashkuar kundër vendimeve tuaja, për të cilat ju një ditë do të turpëroheni”.