“Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar si në planin e jashtëm dhe të brendshëm”, kështu tha kandidati për president Ramush Haradinaj, teksa fliste për referendumin për bashkim me Shqipërinë në një debat në Euronews.
Haradinaj tha se i dërgon porosi Serbisë dhe gjithë të tjerëve se me bllokimin e Kosovës do të prodhojnë bashkimin me Shqipërinë.
Dhe, nëse kjo ide, siç thekson kreu i AAK-së, Haradinaj, është e rrezikshme, atëherë duhet marrin të gjithë në konsideratë që mos të ndodh, sepse është i interesuar që kjo në vitin 2024 të marrë epilog.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj deklaroi se tashmë duhet të ndodh njohja, dhe tash ka mbetur vetëm njohja në tavolinë.
“Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë ekzistues.
Nëse të gjitha këto shpresat tona venitën për një arsye të caktuar, çka do t’i themi gjithë atyre që kanë vdekur në përpjekje për lirinë tonë dhe ne duhet të japim një përgjigje”, shtoi ndër tjera kreu i AAK-së, pretendenti për president i Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.