Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar edhe njëherë debat të hapur me të gjithë kandidatët.
Haradinaj ka shkruar se në këtë mënyrë do t’i prezantojnë të gjithë plan programet për kryeqytetin dhe qytetarët do të shohin se kë duhet votuar.
Ai ka thënë se meqë nuk është e mundur që të përballet me kandidatët tjerë për kryeqytetin në një debat të hapur, do të vazhdojë fushatën në mënyrën e njejtë, me takime me qytetarët në fshatra të Prishtinës.
“Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit”, ka shkruar Hardinaj në Facebook.