Insajderi
Ballina 5

Haradinaj ia kujton përplasjet Jasharajt: Kemi pasur momente jo të lehta në Qeveri

Insajderi
29 August 2023 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj ia kujton përplasjet Jasharajt: Kemi pasur momente jo të lehta në Qeveri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar përplasjet në zyrën e Qeverisë sa ai ishte kryeministër, kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me Jasharajn.

“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shqip nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtojë takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark