×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ideja për bashkim me Shqipërinë është serioze

    Insajderi
    01 February 2021 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij për organizimin e referendumit për bashkim me Shqipërinë në rast se nuk hiqen pengesat për Kosovën në rrugën e anëtarësimit të saj euro-atlantik.

    “Nëse nuk hiqen pengesat Kosovës për anëtarësim në NATO, nëse katërshja e BE-së nuk na njeh, Serbia po ashtu, atëherë ne do të inicojmë referendumin për Bashkim me Shqipërinë. Kjo është serioze”, tha Haradinaj teksa fliste për mundësinë e referendumit me Shqipërinë.

    Në emisionin Debat në RTK me tematikën, Kauza e Haradinaj, beteja politike për president, Haradinaj e bëri të qartë se para se të kryhet mandati i ardhshëm i qeverisë, një qeveri serioze duhet të jep shpjegim se çka duhet të ndodhë në këto katër vjet.

    “Nëse ajo qeveri nuk e ka të mundur të thotë se hyjmë në NATO ose jemi në dyer të NATO-s, përndryshe, e vetmja përgjigje është referendumi. Kjo ka mundësi reale të ndodhë. Union Kosovë Shqipëri pa ndryshim të kufijve, pa asnjë lëvizje”, ka deklaruar Haradinaj, derisa ka thënë se deri në vitin 2024 duhet të ndodhë përgatitja për referendum.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark