Insajderi
Lajme

Haradinaj ish-krerëve në Hagë: Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vij atje

Insajderi
01 October 2026 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj ish-krerëve në Hagë: Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vij atje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim para protestuesve në shesh, duke kërkuar drejtësi.

Ai iu drejtua edhe ndërkombëtarve, duke thënë se nuk pranon, sipas tij, që të ofendohet masakrat e ndodhura në Kosovë.

“Ju falem besimin, sepse na patën besuar. Prandaj, ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni. Nuk pranojmë të ofendohen mbi 400 masakra, nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë. Nga sot e tutje, të gjithë UÇK”, u shpreh ai.

Në fund të fjalimit, Haradinaj iu drejtua me një mesazh edhe ish-krerëve në Hagë.

“Shkoni ju atje në Hagë, ju përshëndet Nasimi që ju e njihni në Hagë. Ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vi atje”, deklaroi Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark