Insajderi
Lajme

Haradinaj: Jemi në telashe nga Qeveria dhe Serbia

Insajderi
16 May 2016 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë të hënën se Kosova ka dy telashe të mëdha.  Telashja e parë sipas tij shkaktohet nga Serbia kurse e dyta nga vetë Qeveria e Kosovës.

“Ne sot jemi në dy telashe të mëdha! Qysh me e ndalë Serbinë me i shti duart në Kosovë, dhe qysh me e ndalë këtë Qeveri që po e çon vendin në humnerë”, ka thënë ai.

Por, Haradinaj ka thënë se është e mundshme që të ndalen “këto dy rreziqe “në rast se “jemi të vendosur e të palëkundur”

AAK e Haradinajt dhe Nisma për Kosovën mbajtën të shtunën një protestë në Prishtinë ku edhe një herë kërkuan zgjedhje të jashtëzakonshme./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark