×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kemi dëshmuar se mund ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm

    Insajderi
    09 March 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat e Aleancës së Gruas.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka thënë se është diskutuar për  zhvillimet politike në vend dhe për atë se si duhet të fuqizohet ky organ i AAK-së.

    “Sot, drekë pune me strukturat e Aleancës së Gruas. Diskutuam bashkë për zhvillimet politike në vend, aspektet e organizimit dhe të fuqizimit të AGK-së dhe përgjithësisht Aleancës, duke vënë theksin në sfidat dhe mundësitë që na presin në vijim të këtij viti”, ka thënë ai.

    Tutje, ai është shprehur optimist për anëtarët e rinj që po i bashkohen këtij subjekti politik.

    “Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin. Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark