×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon që Beogradi të mos përzihet në procesin e regjistrimit të popullsisë

    Insajderi
    08 April 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas largimit të Listës Serbe nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe thirrja që serbët e Kosovës të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë – ka reaguar Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj. Ai ka kërkuar që politika e Beogradit të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës

    Haradinaj ka thënë se thirrja për bojkot të regjistrimit të popullsisë është në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve.

    “Thirrjet e Listës Serbe që serbët e Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë si dhe tërheqja e anëtarëve serbë nga komisionet komunale zgjedhore në veri, janë në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë. Ata duhet të jenë pjesë e proceseve që rrisin mirëqenien, sigurinë dhe përparimin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit.

    “Këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit. Regjistrimi i popullsisë është interes i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe qytetarët serbë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ndikohet nga agjendat politike. Politika e Beogradit, duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës për agjenda politike”, është shprehur Haradinaj./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark