×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, Senatori Lieberman ishte zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë

    Insajderi
    28 March 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ps vdekjes së ish-Senatorit amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman.

    Haradinaj vlerësoi ish-Senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri.

    Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

    “Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark