×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, pa e pasur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia

    Insajderi
    29 October 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por duhet të vazhdojë perspektivën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke me Serbinë.

    Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konfliktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot. Kosova në një situatë të tillë, pa e pasur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë planin franko-gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark