Haradinaj kritikon Kurtin për shkeljen e Kushtetutës: Nevojitet një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kritikon Kurtin për shkeljen e Kushtetutës: Nevojitet një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës

    Insajderi
    09 April 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën e Kushtetutës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria në katër vitet e fundit ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, kjo ka ndodhur përmes vendimeve arbitrare e antikushtetuese, dhe përmes mospërfilljes së hapur ndaj saj.

    Në Facebook, Haradinaj tutje thotë se është i domosdoshëm një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës, një kthesë drejt një qeverisjeje që respekton Kushtetutën jo vetëm në letra, por në çdo vendim dhe veprim, që e sheh ligjin si instrument për të shërbyer qytetarëve, e jo për t’i sunduar ata.

    “Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor të shtetit, që buron nga lufta çlirimtare dhe nga shpirti liridashës i popullit tonë. Pikërisht nga ky parim është ndërtuar një Kushtetutë moderne, që lartëson të drejtat e njeriut, garanton barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe siguron mbrojtjen e pakicave. Ajo është themeli i demokracisë sonë dhe gardiane e pathyeshme e parimeve të lirisë, drejtësisë dhe rendit kushtetues”, shkroi ai.

    Në katër vitet e fundit jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që në mënyrë të përsëritur ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën, qoftë përmes vendimeve arbitrare e antikushtetuese, qoftë përmes mospërfilljes së hapur ndaj saj. Është i domosdoshëm një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës, një kthesë drejt një qeverisjeje që respekton Kushtetutën jo vetëm në letra, por në çdo vendim dhe veprim, që e sheh ligjin si instrument për të shërbyer qytetarëve, e jo për t’i sunduar ata. Urime Dita e Kushtetutës”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark