Insajderi
Lajme

Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi: Rënia e tyre u bë burim force për ushtarët e lirisë

Insajderi
02 December 2024 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi: Rënia e tyre u bë burim force për ushtarët e lirisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 26-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë

“26 vjet më parë, tre yje të ndritshëm të lirisë – Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi – u flijuan për Atdheun tonë të shenjtë. Si intelektualë dhe luftëtarë të devotshëm, ata zgjodhën rrugën më fisnike – flijimin për idealet më të larta kombëtare. Rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë që vazhduan përpjekjen për liri deri në çlirim. Përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre madhore”, ka thënë Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark