×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të

    Insajderi
    09 June 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes Vjosa Osmani.

    “Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot.  Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se Kurti e ka momentin e fundit që të kalojë në anën e duhur.

    “Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark