Insajderi
Insajderi

Haradinaj: Kurti është kryeministri më i dobët që e ka pasur Kosova

Insajderi
20 January 2022 - 00:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Kurti është kryeministri më i dobët që e ka pasur Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova.

Haradinaj ka thënë se arsyeja që votuan në rezolutën për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka qenë vetëm sepse nuk donin të dobësonin pozicionin e Kosovës.

“E pamë edhe vetë. Nuk duam të godasim qeverinë në këtë mënyrë. Në pozitën që është Kosova, nuk na konvenon që të jemi të përcarë dhe duhet të jemi bashkë. Kushdo, jo vetëm kjo qeveri, e ka përkrahjen tonë në përballjet me Serbinë”, tha ai.

“Qartësia jonë në referendum u ndihmoi të gjithëve. Duhet të përmendim njohjen reciproke pasi ndryshe nuk mund të vazhdojmë”, shtoi.

Haradinaj mohoi cdo formë të bashkëpunimit me qeverinë.

“Nuk duam aspak të bashkëveprojmë. Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova. Nuk kemi interes për bashkëpunim me këtë qeveri”, shtoi ai në T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark