×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Kurti s’mund ta ndryshojë kursin tonë, për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët

    Insajderi
    20 February 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova është aleate e SHBA-së por jo për gjithçka pajtohet me Washingtonin zyrtar.

    Sipas tij kjo është një përpjekje dëshpëruese e Kurtit për të fshehur mospajtimet që ka me amerikanët pikërisht në fushën e sigurisë.

    “E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni. Deklaratat e Kryeministrit se, jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë. Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark