Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për njërin nga vëllezërit Haradinaj, janë të pavërteta.
“Unë, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, e kam përmbushur obligimin tim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, dhe jam shpallur i pafajshëm, nga të gjitha akuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës, në dy procese. Për më tepër, unë nuk i jam shmangur drejtësisë ndërkombëtare, siç ka ndodhur me shumë të akuzuar serbë, të cilët sot i merr në mbrojtje Ministri Lavrov”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë “e ndihmon pajtimin e popujve dhe stabilitetin rajonal, e jo deklaratat armiqësore”./Insajderi.com