×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj luajti rol kyç për të bindur SHBA-të që të udheheqin dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    06 February 2021 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, është bartësi i listës së partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

    Haradinaj ka shpallur edhe kandidaturën për President të vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    I pari i AAK-së ka premtuar se nga ky post do ta mbrojë territorin e Kosovës dhe do t’i bëjë ballë presionit të shtetit serb për dialogun.

    Ashtu siç edhe ka bërë në të kalurën nga pozita e Kryeministrit, pozitë të cilën e ka mbajur për dy vjet nga viti 2017-2019.

    Gjatë kohës sa ai drejtonte qeverinë Haradinaj 2, ishte shfaqur rreziku i zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por ishte Haradinaj ai që kishte insistuar se kjo gjë nuk do të ndodhë. Ai këtë gjë e kishte thekësuar disa herë edhe në takimet që kishte në Bruksel.

    I pa lëkundër rreth kësaj çështjeje ish-Kryeminsitri që pretendon të bëhet President, kishte qenë edhe më 17 dhjetor 2018.

    Në takimet e vazhdueshme, atë kohë në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të udhëhequra nga Federica Mogherini, Ramush Haradinaj kishe insistuar në qëndrimin e tij për rolin aktiv të shtetit amerikan në procesin e dialogut, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kërkesa e vazhdueshme e Haradinajt kishte asacuar udhëheqësinë e atëhershme të politikës së jashtme të BE-së.

    Kjo kishte çuar edhe në anulimin e konferencës për shtyp, po nga zyrtarët e lartë europianë.

    Se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të implikuara në dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj e ka vënë në pah edhe në marrëveshjen e koalicionit që kishte me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një prej katër pikave të saj, ka qenë kërkesa eksplicite për lidershipin amerikan në procesin e dialogut, gjë që edhe ka ndodhur sepse për të parën herë Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë janë trajtuar si dy shtete të barabarta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark