Insajderi
Lajme

Haradinaj: Më 16 shtator do ta pres Thaçin në Prishtinë, ata që presin dënimin do të digjen keq

Insajderi
20 August 2026 - 22:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Më 16 shtator do ta pres Thaçin në Prishtinë, ata që presin dënimin do të digjen keq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se më 16 shtator do të jetë në Prishtinë për të pritur ish-presidentin Hashim Thaçi, në rast se ai lirohet nga akuzat në Hagë.

Haradinaj ka thënë se pret që Thaçi të lirohet dhe se do të jetë në mesin e qytetarëve që do ta presin atë.

“16 shtatori më pret në Kosovë duke e pritur Hashim Thaçin që t’ia jap dorën për lirim”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar edhe ata që, sipas tij, presin dënimin e ish-presidentit Thaçi.

“Dhe ata që kanë bërë plan me festu, me kremtu dënimin e Hashim Thaçit… ata do të digjen shumë keq”, ka thënë Haradinaj në “Jehona Politike” të Klan Kosovës, përcjell Insajderi.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë pritet të shpallet më 16 shtator.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark