Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj kritikon Edi Ramën që shkoi në Panairin e Beogradit, nuk kursen as Kurtin

Insajderi
01 September 2022 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj kritikon Edi Ramën që shkoi në Panairin e Beogradit, nuk kursen as Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Panairi Ndërkombëtar i Verërave që po zhvillohet në Beograd në kuadër të iniciativës rajonale të “Open Balkan” ka zgjuar kritikën e trefishtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kritika e tij prek Shqipërinë, Serbinë e Kosovën – përçka Haradinaj tha kryeqytet i çdovitshëm i verërave në rajon është Rahoveci.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave”, shkroi Haradinaj, deri sa kritik ishte për mbajtjen e saj në Beograd.

“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, tha ai.

Në dritë me këtë, Haradinaj potencoi dëmet që reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë kanë shkaktuar, duke aluduar te qeveria kosovare.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal”, u shpreh kreu i AAK-së.

“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’”.

Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën, përfundoi ish-kryeministri


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark