×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me të rinjt e Prishtinës: Forca e një shteti është rinia e saj, AAK e trajton me dinjitet

    Insajderi
    03 February 2021 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj, ka vazdhuar takimet me qytetarët për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ftuar të gjithë që ta votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Gjatë ditës së sotme, Haradinaj, i cili është kandidat për deputet, ka takuar rininë e Prishtinës.

    Haradinaj ka thënë se forca e një shteti është rinia e saj dhe këtë AAK-ja e trajton me dinjitet.

    Statusi i plotë i Haradinajt:

    Në vazhdën e takimeve me rininë e AAK-së në gjithë Kosovën, sot pata kënaqësinë t’i takoj të rinjtë e jashtëzakonshëm të kryeqytetit tonë.

    Prishtina ka një rini që e ka lakmi i gjithë rajoni, me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, me shkathtësitë e tyre kreative dhe me energjinë që i karakterizon, e ardhmja është në duar të sigurta.

    Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet dhe i jep hapësirë në të gjitha nivelet ku ajo përfaqësohet.

    Rini e Prishtinës ju faleminderit!

    Na priftë e mbara!

    #ForcaeKosoves135 Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark