Ish-komandanti i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Daut Haradinaj thotë se numri i ish luftëtarëve të UÇK-së, nuk është i ekzagjeruar.
Madje ai ndjen keqardhje që ky numër nuk është më i madh, duke thënë se është dashur të ketë më shumë ushtarë në luftë për të mbrojtur Kosovën.
Ai thotë se për buxhetin e Kosovës kjo listë e veteranëve mund të jetë një mundim i madh financiar, por se numri i veteranëve, sipas tij, nuk është i madh.
“Por, nëse e shohim angazhimin e 45 mijë njerëzve me mbrojt Kosovën pas 100 vjet okupimi – ndërsa Serbia t’i ketë 200 mijë me e pushtu – nuk është numër i ekzagjeruar, nuk është numër i madh. Bile më vjen keq se janë kaq pak, mendoj se është dashtë më shumë”, tha ai. /Insajderi.com