×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ndërmarrësit kosovarë janë shtylla kryesore e ekonomisë sonë

    Insajderi
    01 February 2021 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë rolin e ndërmarrësve vendor në mbajtjen e ekonomisë së Kosovës.

    Haradinaj ka thënë se ndërmarrësit kosovarë janë shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Ndërmarrësit kosovarë janë shtylla kryesore e ekonomisë sonë.

    Si President i ardhshëm i vendit dhe me një Aleancë të fortë në Parlament dhe Qeveri, do të sigurojmë zbatimin e planit tonë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik. Fondi një miliardësh, i cili përfshin edhe fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë ringjalljen e ekonomisë, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

    Gjatë vizitës së sotme në “Erc Trade” në Bardhosh, bashkëbisedova me punëtorët dhe menaxhmentin, rreth Programit të Aleancës 2021 – 2025.

    I lumtur që plani ynë ekonomik i përpiluar me kujdes, brenda parametrave të realizueshëm, i mbulon kërkesat e tyre.   Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark