Insajderi
Lajme

Haradinaj në Prizren: Aleanca prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare

Insajderi
15 December 2025 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj në Prizren: Aleanca prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prizreni priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të kandidatëve të AAK-së për deputetë.

Gjatë qëndrimit në këtë qytet, përfaqësuesit e Aleancës u takuan me qytetarë dhe ndanë informacion rreth programit dhe prioriteteve politike për zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj vlerësoi rëndësinë e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe shoqëror, duke theksuar se ky qytet ka një rol të veçantë në jetën institucionale dhe publike të vendit.

Ai theksoi se AAK synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve përmes politikave që fokusohen në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe forcim të institucioneve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark