×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Në Propozimin Evropian përfshihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    08 March 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se aneksi për implemetim e marrëveshjes Kosovë-Serbi është thuajse në përfundim.

    “Besoj se pasi ka dakordim për planin, për aneksin për implementim është në përfundim puna. Pra, pritet që në ditët që vijnë shumë shpejt të arrihet dakordimi për aneksin për implementim”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ndërsa, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ai ka thënë se ajo përfshihet në Planin e BE-së për të cilën kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm që ta nënshkruaj.

    “… e ka njohjen marrëveshja, e ka njohjen në planin ndërkombëtar. Pra, Serbia e njeh Pavarësinë e Kosovës, të drejtat si shtet i pavarur, i barabartë në bazë të kartës së OKB-së në planin ndërkombëtar,” – shtoi ai.

    Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim edhe në lidhje me zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

    “Me rëndësi për Kosovën është që të fitohet në kohë për shkak se nëse marrëveshja arrihet gjatë këtij muaji atëherë do të mund t’i mbajmë zgjedhjet e rregullta në veri, ashtu siç ishte paraparë,”

    AAK është partia e vetme opozitare që e mbështet Propozimin Evropian, tash për tash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark