Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Rahovec ka thënë se partia e tij është duke u rritur.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se programi i tij zgjedhor është shpresë dhënës.
“Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka thënë se “Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë. Takimin përmbyllës e zhvillova në fshatin e qindra të rënëve për liri, në Krushën e Madhe, ku dhembja dhe krenaria jetojnë bashkë. Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca!”. /Insajderi.org