Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me kolegë të tij, kanë qëndruar në Rahovec, ku kanë takuar të rinj nga ky qytet.
Sipas tij, të rinjt e këtij qyteti e treguan forcën e vërtetë, të cilët kishin një entuziazëm për ta përkrahur Aleancën.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në Rahovec, në vatrën e kurorës vreshtare e sportive!
Bashkë me Z. Selim Selimin takuam një rini që trashëgon vlera kombëtare e historike, trashëgimtarët e Tonit dhe Micit, si dhe qindra dëshmorëve e martirëve.
Rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë, sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
Kjo përkrahje e madhe që rinia e Rahovecit po i jep Aleancës, është falë punës së madhe që kryetari Z. Smajl Latifi po bënë në komunën e Rahovecit.
Rahoveci garon dinjitetshëm me:
Mahmut Morinën, afarist i suksesshëm dhe njëri ndër themeluesit e Aleancës në Rahovec, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe person i dashur nga të gjithë, Berat Duraku, drejtor shumë i suksesshëm në bujqësi dhe do të jetë përfaqësues edhe më dinjitoz i bujqve në Parlamentin e Kosovës, Bjondina Kleqka, kandidatja që e përfaqëson më së miri sportin dhe rininë në Rahovec dhe padyshim që do ta përfaqësojë edhe në Parlamentin e Kosovës!
Na priftë e mbara e faleminderit Rahovec! /Insajderi.org