×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Skënderaj: Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta forcuar më tej ushtrinë tonë

    Insajderi
    31 January 2021 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdën e takimeve mobilizuese me qytetarë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Skënderaj, ku ka diskutuar me aktivistë dhe simpatizantë të AAK-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Haradinaj ka thënë se në kuadër të reformave, AAK e ka në krye të agjendës, ndjekjen penale për gjithë ata që kanë kryer krime ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë.

    “Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, tha Haradinaj në Skënderaj, raporton Insajderi.

    Ai ka shtuar se, Kosovës, ende i duhet përvoja e UÇK-së, për ta ndërtuar dhe forcuar ushtrinë e saj.  

    “Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe antarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë”, theksoi ai.

    Haradinaj është zotuar para drenicasve se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojnë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark