Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Dejni i Rahovecit ka porositur se Kosovës i duhet unitet dhe forcë për t’i mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës.
Në takim me qytetarët në këtë fshat të Rahovecit, ka shprehur vendosmërinë që nëse nuk ka progres gjatë këtyre viteve do të organizojnë referendimin për bashkim me Shqipërinë.
Statusi i plotë i Haradinajt:
Neve na duhet unitet dhe forcë për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Na duhet edhe unitet politik brenda vendit, për tejkalimin e krizës dhe për ringjalljen ekonomike.
Në takim me qytetarë në Dejnë të Rahovecit, shpreha vendosmërinë tonë, që në rast se nuk ka progres të qartë gjatë viteve të ardhshme, do të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë.
U zotova se nga pozita e Presidentit të ardhshëm të vendit, do të mbështes ringjalljen dhe zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e pagave më të larta, duke përkrahur reformat e nevojshme që sigurojnë mirëqenie dhe zhvillim. Insajderi.org