×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj nga Dukagjini: Peja frymon Aleancë

    Insajderi
    30 January 2021 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet mobilizuese me anëtarë dhe simpatizantë për  zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Gjatë ditës, Haradinaj ka qenë në Dukagjin, ku nga Peja ka thënë se ky qytet frymen Aleancë.

    “Gjatë qeverisjes së saj, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve. Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca”.

    “Strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantova se ne nuk do lejojmë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, ne do vazhdojmë me referendumin për bashkim me Shqipërinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    Haradinaj para qytetarëve pejanë ka paraqitur programin e partisë së tij, ku ka ritheksuar fondin prej 1 miliardësh.

    “Gjithashtu, nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët”, ka theksuar ai.

    Kreu i AAK-së, ka shtuar se Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, pasi ajo e ka Forcën e vet.  /Insajderi.org

    May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe text that says 'VENC'
    May be an image of 16 njerëz dhe people standingMay be an image of 2 njerëz dhe turmë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark