×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Kaçaniku: Do ta kthej në Kuvend Ligjin për Pagat

    Insajderi
    06 February 2021 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet, ai do ta kthejë në Kuvend Ligjin për pagat.

    “Do ta kthej atë ligj, është i nevojshëm ai ligj. I jep dinjitet të gjithë shërbyesve civilë. Ua garanton statusin financiar. I nderon mjekët policët e të gjithë të tjerët. Do të shkojmë më pas nga viti në vit siç e parasheh rritja ekonomike; edhe me rritje ekonomike edhe me rritje pagave”, ka thënë Haradinaj në tubimin elektoral në Kaçanik.

    Ai ka premtuar se paga minimale do të jetë 300 euro ndërkaq ka thënë se parasheh skema sociale që përfshijnë edhe veteranët e kategoritë e dala nga lufta të cilët i ka quajtur “kategori të lirisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark