Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po merr përkrahje të madhe nga qytetarët për kandidaturën e tij, për president.
Ai gjatë ditës ka qëndruar në Dardanë, ish-Kamenicë, ku ka marr përkrahje nga qytetarët e këtij qyteti për të marrë postin e kreut të shtetit, shkruan Insajderi.
“Dardana ka dhënë kontribut të madh në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare. Në takim me strukturat e Aleancës, shpjegova detaje të planit tonë për ekonomi dhe zhvillim. Përderisa në këtë vit, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë dorën e ndihmës nga shteti, vitin tjetër, ne kemi bërë plan të zbatueshëm për rritje ekonomike”.
“Mora përkrahje për kandidaturën time për President dhe jam shumë i lumtur që i prijë listës e cila garanton përparimin dhe zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org