×
Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Një Kosovë e sigurt dhe e fortë, nënkupton mundësi për investime të huaja

Insajderi
06 February 2021 - 10:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se programi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ofruar për qytetarët garanton ringjalljen ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes krijimit të fondit prej 1 miliard euro.

Haradinaj ka thënë se kjo do të jetë agjendë kryesore e AAK-së në qeverinë e ardhshme.

“Aleanca ka prezantuar një plan konkret për ringjalljen e shpejtë ekonomike nga pandemia dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik – kemi paraparë krijimin e fondit prej 1 miliardë për ndihmë të shpejt ndaj bizneseve e qytetarëve.
Pas rimarrjes së vetës nga pandemia, duke filluar nga viti 2022 kemi projektuar politika zhvillimore që garantojnë krijimin e 30.000 vende të reja pune për çdo vit dhe dyfishimin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro.
Kjo do të jetë agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme – por rritja dhe zhvillimi ekonomik gjithashtu ka nevojë për një shtet të sigurt, të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se si president i ardhshëm, do ta anëtarësoj Kosovën në NATO me qëllim të krijimit të sigurisë dhe si garancë për investime të huaja.

“Si Presidenti i ardhshëm do të jam mbrojtësi i sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Do ta pastrojë rrugën tonë për në NATO dhe BE. Dhe anëtarësimi në NATO do të thotë siguri por edhe thirrje dhe garancë për investime të huaja. Do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, është shprehur kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj në Gjilan.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark