Bartësi i listës së AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pritshmëritë e qeverisjes së ardhshme, dhe planet e konkurrentëve partiakë për të marrë timonin e të parit të Qeverisë.
Ndërsa ka komentuar punët e qeverisjeve paraprake, Haradinaj u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendi se kur ai mori pozitën e Kryeministrit, e gjeti vendin në gjendje të mjerueshme, njofton Klan Kosova.
”Trepça ka qenë e diskutueshme, për idenë që me u folë në Bruksel tek Mogherini”.
”Kur e kam marrë qeverinë unë kemi pasur FSK, një gjendje të mjerueshme, status quo, mashtruese. Kur e ka marrë Qeverinë Hoti, e ka gjetur Ushtrinë e Kosovës me një plan 10 vjeçar, faza e parë e të cilit trevjeçar ka qenë në finalizim e sipër”.
”Një listë të gjatë ashtu, ndër të tjera, Hoti edhe LDK-ja, kanë qenë edhe në Qeveri edhe në Komunë, por Pallati i Rinisë, nuk ishte zgjidhur çështja e tij. Haradinaj ia ka zgjidh këtë çështje Prishtinës”.
”Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare që po thonë se nuk kemi qenë. Pa Amerikën, asgjë s’ish bë, as pa Anglinë, as pa Francën, as pa Gjermaninë”.
”Por nëse aleatëve tanë ua thua sinqertë, kërkesat, pritjet, qëllimet, kurrë s’ke me prish aleancë me ta, as miqësinë as perspektivën e vendit tënd”.
”Por nëse fsheh qëllime, dhe nëse kamuflon qëllime, po. Unë s’kam pasur qëllime të kamufluara, i kam pasur transparente në tavolinë, dhe qëllimin me ia tregu Serbisë vendin dhe [Aleksandar] Vuçiqit”.
”Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thonte e ndërrojmë Preshevën. Shumëçka ka ndodhur në Kosovë, për ta përmbyll një cikël, e ai cikël ka qenë, bisedat e fshehta me harta, për shkëmbim të territoreve. Të Edi Ramës, të dikujt tjetër e tjetër…”.