Haradinaj pas takimit me Kallas: Roli i BE-së është thelbësor për sukseset në Kosovë dhe heqja e sanksioneve është urgjente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas takimit me Kallas: Roli i BE-së është thelbësor për sukseset në Kosovë dhe heqja e sanksioneve është urgjente

    Insajderi
    22 May 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin ta takojë Kallasin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

    Ai ka vlerësuar angazhimin e Bashkimit Evropian dhe rolin e rëndësishëm të Kallas për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

    “Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon,” ka thënë Haradinaj.

    Ai ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Kosovës.

    “Njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit,” ka shtuar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark