Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Junikut, Agron Kuçit.
“Ai e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi për mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj për Kuçin.
Postimi i plotë
Agron Kuçi kishte misionin më të vështirë nga të gjithë. Ai e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi për mbarë vendin.
Me përkushtim e seriozitet, Agroni vazhdon edhe më tutje për Junikun, për suksese të reja.
Të dielën numri i tij është 121.
RH