×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për lagjen Taslixhe: Ka probleme me infrastrukturë të qëndrueshme – duhet trajtuar me urgjencë

    Insajderi
    18 September 2021 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj sot së bashku me kandidaten për asmbleiste, Vjollca Govori janë takuar me banorët e lagjes së Taslixhes.

    Haradinaj përmes shkrimit në Facebook, ka thënë se në takim me banorët e lagjes Taslixhe, theksoi edhe njëhere se në qeverisjen e tij do të ketë barazi sa i përket investimeve.

    “Kjo lagje ka probleme kryesisht me infrastrukturë të qëndrueshme. Rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave rekreative sportive si dhe kabllimi nëntokësor janë vetëm disa nga çështjet që duhet trajtuar me urgjencë”, ka shkruar Haradinaj.

    eparaPrishtina

    punamarë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark