×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj për vizitë te Escobar në Departmentin e Shtetit: Kërkova ndihmën për anëtarësim në NATO

    Insajderi
    29 January 2024 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka filluar në Departamentin Amerikan të shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Haradinaj përmes njoftimit në Facebook, thotë se në takimin me Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës.

    Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fillova me takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me emisarin e qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar. Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

    “Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e parezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Kërkova që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka shtuar se aleanca mes dy vendeve është e përjetshme.

    Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka përfunduar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark